“Krenari të ngremë flamurin shqiptar në SHBA”, flet sherifi shqiptar nga New Jersey
Edhe në SHBA shqiptarët kanë festuar që në orët e para të mëngjesit Ditën e Pavarësisë.
Gazetari Denion Ndrenika në një lidhje me Euronews Albania nga New Jersey ku u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptar, tha se ceremonia është organizuar nga aleanca shqiptare e New Jersey e garantuar nga policia e kontesë, shumica e të cilëve siç tregoi janë shqiptarë nga Struga.
Njëri prej tyre sherifi nga Struga Lirim Kaba tregoi se për shqiptarët që jetojnë në SHBA është krenari të shohin flamurin shqiptar të valëvitet në SHBA.
“Gjatë verës isha atje në Shqipëri, vij çdo verë. Është krenari që sot në SHBA sa shqiptarë kanë mbërritur dhe sot valëvitet flamuri shqiptar. Për herë të parë kam ardhur në Shqipëri në ‘93 dhe kur kam zbritur në Tiranë, jam ulur të pi një kafe, ishte interesante që çdo gjë shkruhej në gjuhën shqipe, dhe u kam thënë kolegëve të mi që edhe nja 10 vjet Tirana do bëhet si Manhatan dhe sot Tirana është si Manhatani. Vij për pushime në Durrës, kalojmë shumë mirë dhe e ndiej veten si në shtëpi”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rita Ora uron 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
- Xhaka, Shaqiri dhe Daku urojnë 111-vjetorin e Pavarësisë
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 18:44 Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë