Kreshnik Spahiu tregon kush dhe kur shpallen non gratat e tjerë nga SHBA
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se shumë shpejt do ketë non grata të tjerë nga SHBA, që do të jenë në radhët e qeverisë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se deklarata e ambasadores Yuri Kim për non grata të tjerë nuk i referohet opozitës, PD apo PL që për SHBA janë e shkuara, por PS dhe qeverisë aktuale.
“Juri Kim e përcaktoi në të ardhmen, nuk ju referua politikanëve të shkuar, që është PD dhe PL. Kur i referohet të tashme e ka me PS. Në rastin e non grateve ju referua qeverisë aktuale, kjo lidhet drejtpërdrejtë me PS se ishte konflikti me Ministrinë e Jashtme, e tha një ditë pasi e shantazhuan. Diku nga janari pritet që zyrtarë të lartë të PS të jenë në listën e personave non grata”, tha Spahiu.
Sipas tij, karshillëku që Rama po i bën SHBA-ve lidhet me sigurinë që ka ai përballë Berishës si lideri i opozitës, të cilin SHBA nuk e do në pushtet.
“Arsyeja pse socialistët janë arrogantë është se mendojnë se po luajnë shah mat me SHBA. Duke qenë se SHBA nuk do që të vijë Berisha në pushtet, Rama mendon se sa të ketë Berishën përballë nuk e largojnë dot nga pushteti. Meta, Rama, Berisha kanë krijuar një rreth vicioz, nuk lejojnë asnjë lëvizje të re politike”, u shpreh Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit
Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…
“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë