Kreshnik Spahiu: Pse i duhet Berishës protesta e 6 dhjetorit
Analisti Kreshnik Spahiu thotë se Sali Berishës i duhet protesta e 6 dhjetorit, për t’i treguar ndërkombëtarëve, se ai është faktori numër dy politik në vend.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu nënvizoi se nga 3 faktorët ndërkombëtare, Amerika, Britania e Madhe dhe BE, dy prej tyre kanë shprehur qëndrim për Berishën, ndaj dhe ai kërkon të tregojë forcën e tij.
“Në një vend të vogël si Shqipëria dhe të parendësishëm në faktorizimin politik, në politikat e mëdha evropiane, mendoj që 3 janë faktorët ndërkombëtarë që ndikojnë në politikbërjen në Shqipëri. Amerika, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian. Tani, me dy të parët, Partia Demokratike i ka larë duart, sepse ata janë shprehur, të paktën qeveritë të cilat sot janë në pushtet, janë shprehur drejtpërdrejt për qëndrimet.
Partia Demokratike zgjedh që të protestojë në ditën në të cilën vijnë liderët evropianë, për herë të parë së bashku në një ditë, të gjithë në Tiranë. Mendoj që për t’u faktorizuar me faktorin ndërkombëtar, duhet të jesh prezent. Duhet t’i tregosh protagonizëm, njerëz, që je shumicë, që je faktor në vendin tënd. Arsyeja është që Sali Berisha do të thotë që unë jam faktori numër dy politik në Shqipëri dhe forca të cilën unë e drejtoj, pavarësisht nga logo, e ka Lulzimi apo se ka Lulzimi, unë jam faktori numër dy në Shqipëri”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Zbulohet ish-deputetja e PD që po negocion me SHBA për çështjen e Berishës
- PD tregon skenarin e 6 dhjetorit: Si do përballemi me Edi Ramën
- Berisha: Samiti i 6 dhjetorit në Tiranë i jep goditjen fatale Ballkanit të Hapur
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona