Rudina Hajdari: SHBA e ka problemin me Berishën, me PD-në ka komunikim
Rudina Hajdari ka deklaruar se SHBA dhe Britania ka komunikim me Partinë Demokratike.
E ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ish-deputetja tha se problemi i SHBA-s dhe Britanisë është personalisht me kreun e PD-së Sali Berisha.
E pyetur se komunikon zyrtarisht me Ambasadën Amerikane nga PD, Hajdari nuk përjashtoi veten e saj, ndërsa shtoi se ka dhe zyrtarë të tjerë.
“Nuk është e vërtetë që SHBA dhe Britania nuk ka relacione me PD. Problemi që ato kanë është personale me Berishën. Të garantoj që PD ka kanale zyrtare me Ambasadën Amerikane. Unë mund të jem një nga ato. Komunikoj me Ambasadën Amerikane. Patjetër që ka kanale zyrtare dhe ne kemi komunikim me ta. SHBA dhe Britania janë të qartë përsa i përket “non gratës’ së Berishës.
Ne jemi të qartë përsa i përket votës së lirë dhe votës së lirë dhe vullnetit të demokratëve. Ne kemi rregulla dhe status. Ne sot po mbajmë mbi shpinë gabimet e opozitës me lënien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale. PD nuk mund të bëhet kurrë anti-përndimore dhe këtë e dimë fare qartë.
Ne nuk po i tregojmë vendeve të BE se cilat janë pasojat e keqqeverisjes. Ne po themi se cilat janë pasojat jo se kush është Edi Rama. Shqipëria dhe shqiptarët janë më të rëndësishëm jo Edi Rama.”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona