Kreshnik Spahiu: Si Rugova ndërpreu marrëdhëniet me Nanon e Berishën

29 Nëntor 2022 | 07:20

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu deklaroi ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova nuk ka pranuar që të takojë ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu u shpreh se të dy ata kishin konflikt me njëri-tjetrin.

Ndër të tjera, Spahiu nënvizoi se Rugova nuk takonte as ish-kryeministrin, Fatos Nano.

Sipas tij, elita politike në Shqipëri është provinciale, teksa shtoi se liderët kanë mentalitet bajraktarësh.

“Kam takuar Ibrahim Rugovën personalisht që të pajtohet me Sali Berishën. Kemi tentuar që t’i pajtohen për hir të një çështjeje kommbëtare. Ka refuzuar, derisa vdqi nuk pranoi Rugova të takonte Berishën. Nuk them kush e kishte fajin, ata të dy kishin konflikt. Rugova ndërpreu marrëdhëniet me Shqipërinë. As Fatos Nanon dhe as Sali Berishën.

Madje, kur erdhi tranzit në Rinas, nuk pranoi të takonte askënd. Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë kanë pasur turbulenca të jashtëzakonshme, kjo është e vërteta. Sot elita politike është provinciale. Kanë mentalitet bajraktarësh, nuk e duan njëri-tjetrin, duan të jenë të parët në fshatin e tyre”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026