Kreu i KQZ-së: Brenda javës do të përfundojë procesi i numërimit të votave

13 Tetor 2025 | 00:02

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se beson që procesi i numërimit të votave për rundin e parë të zgjedhjeve lokale do të kryhet brenda javës.

Në një konferencë për media, ai njoftoi se nesër, nga ora 12:00, dhe në disa vende edhe në orën 16:00, Qendra komunale të numërimit do të nisin numërimin e votave për kuvendet komunale në 38 komuna.

Radoniqi tha se pret që ky proces të përmbyllet brenda “dy-tre ditësh” dhe më pas të vazhdohet me numërimin e votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe nga diaspora.

“Besojmë fuqishëm që brenda kësaj jave do të përfundojë procesi i numërimit”, tha ai./ REL

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026