Kreu i shoqatës: Biznesi i vogël s’përfiton nga paketa e rezistencës
Kreu i shoqatës së biznesit të vogël, Albert Nasto tha për Euronews Albania në “Mirëmëngjes” se ata nuk përfitojnë nga paketa e rezistencës.
Nasto tregoi se nuk ka asnjë biznes të vogël apo të mesëm që harxhon më pak se 300 kilovat dhe si rrjedhojë nuk mund të përfitojnë nga ndihma e qeverisë. Sipas tij ky lehtësim mund të shkojë për 3-4% të bizneseve. Ai shtoi se TVSH-ja është zero për biznesin e vogël, por taksat vendore janë dyfishuar.
Sa i takon mbylljes së këtyre bizneseve, Albert Nasto pohoi se gjithçka ka nisur me pandeminë, sepse ndihma nga shteti ishte e papërfillshme.
“1.4% e GDP-së kur vendet e tjera si Kosova patën gati 1.9% të GDP-së ndihmë për biznesin e vogël. Mos të marrim Serbinë që ndihmoi me 4.6% të GDP-së që do të thotë bëri një ndihmë të madhe plus shkurtimeve të taksave lokale,” – u shpreh kreu i shoqatës.
Pas pandemisë, Nasto tha se ndikim ka pasur dhe informaliteti, ku citoi të dhënat e INSTAT: 45% e biznesit punon në të zezë. Goditja e fundit ishte dhe kriza e luftës në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 12:01 Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”
- 11:57 Raporti i OKB-së për drogë: Tregtia globale e kokainës dhe metamfetaminës po lulëzon
- 11:53 Arrestohet në Mal të Zi hakeri iraniano-turk i kërkuar nga SHBA, shkaktoi 3.4 mld dëme
- 11:43 Përplasi për vdekje 6 persona në tregun gjerman të Krishtlindjeve, dënohet me burgim të përjetshëm autori
- 11:43 Irani ngre alarm: Avionët luftarakë të Izraelit po na afrohen nga hapësira ajrore e shteteve fqinje
- 11:28 Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë