Krimbat e detit mund të jenë sekreti për të mbajtur gjallë më gjatë organet
Përgjatë bregut në komunën Saint Jean du Doigt të Francës veriore, Franck Zal, me lopatë në dorë, po vëzhgon plazhin në kërkim të krimbave të detit që gjenden nën rërë.
Zal, një biolog detar dhe CEO i kompanisë franceze të bioteknologjisë ‘Hemarina’, ka zbuluar cilësi unike në krijesat që një ditë mund të shfrytëzohen për t’u përdorur në transplantet njerëzore, shkruan Euronews.
“Ne mund të shohim se ka shumë arenikole (krimba deti) në këtë plazh, ndoshta disa dhjetëra tonë”, tha Zal.
“Ajo që më interesoi ishte të përpiqesha të kuptoja se si ky krimb ishte në gjendje të merrte frymë si nën ujë ashtu edhe në ajër”, shtoi ai.
Në zbaticë, shpjegoi Zal, krimbat e detit si ky janë në gjendje të jetojnë nga rezervat e oksigjenit që sigurojnë në baticë, si një rezervuar i vogël oksigjeni për krimbin detar.
“Molekula e hemoglobinës që e lejon atë ta bëjë këtë është një molekulë gjigante që është e aftë të lidhë dyzetë herë më shumë oksigjen sesa hemoglobinat tona. Dhe kështu kjo molekulë është në gjendje të lidhë dyzetë herë më shumë oksigjen dhe ta lëshojë atë gjatë gjithë kohës së baticës”, tha ai.
Është kjo cilësi, aftësia për të ruajtur oksigjenin dhe për ta lëshuar atë ngadalë, që mund të jetë një çelës për të siguruar që transplantet njerëzore të mund të funksionojnë në mënyrë efektive kur ato kryhen.
“Transplantimi është një garë me kohën”, vuri në dukje Zal.
“Kur shkëputni një zemër, keni katër orë kohë nga momenti që e shkëputni dhe në momentin që e transplantoni, për një mëlçi është tetë orë, një mushkëri është gjashtë orë, një veshkë është rreth dymbëdhjetë orë dhe një pankreas është edhe më i brishtë”, ai shtoi.
Sipas Zal, qëllimi është të zhvillohet një produkt për t’i dhënë oksigjen organit që do të transplantohet në mënyrë që ai të mund të qëndrojë “gjallë” më gjatë përpara se të transplantohet te pacienti.
Produkti që ‘Hemarina’ ka zhvilluar duke përdorur krimbat quhet “Produkt Hemo 2 Life” dhe aktualisht po i nënshtrohet testeve për të parë nëse është i zbatueshëm për t’u përdorur në transplantet e organeve, transfuzionet e gjakut dhe produktet dentare.
LEXONI GJITHASHTU:
- A janë derrat e ardhmja e transplantit të organeve?
- Vdes njeriu të cilit iu transplantua zemra e derrit
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh