Kriset marrëdhënia e Uzunit me Granadën, alternativa e re për futbollistin shqiptar
Marrëdhënia mes Uzunit dhe Granadës është tipike si ato të dashurisë, ku gjithçka duket perfekte, por vjen një moment i caktuar ku ka një krisje, e cila mund të çojë në ndarje. Si në filma duket, por është reale, 29-vjeçari mund të largohet nga ekipi që militon në La Liga 2, pasi kushtet e vendosura prej tij nuk po plotësohen. Sulmuesi kërkon firmosjen e një kontrate të re, e cila do të përkthehej në të ardhura më të larta, pasi ai paguhet më pak se gjysma e rrogës që merr lojtari më i vlerësuar i kësaj skuadre.
Pra, e thënë ndryshe, futbollisti kuqezi, i cili është ndër më kyçët për ekipin spanjoll, paguhet shumë më pak nga futbollistë të cilët nuk kanë dhënë aq shumë sa ai në fushë. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi dhe Myrto Uzuni u ka bërë të ditur drejtuesve që, nëse paga nuk rritet, largimi është opsioni i vetëm.
Mediat në Spanjë përmendin gjithashtu interesin që vjen nga MLS për beratasin, ku oferta e parë është nga FC Austin. Klubi amerikan i ofron 29-vjeçarit afro 2 milionë dollarë pagë vjetore, një shumë e majme në krahasim me kapacitetin e spanjollëve. Po ashtu, këta të fundit do të përfitojnë mjaftueshëm për kartonin e tij, që sipas amerikanëve vlerësohet më tepër se 5 milionë dollarë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Myrto Uzuni vendos rekord, shënuesi më i mirë i huaj në historinë e Granadës
- Rrëfehet Uzuni: Te Granada më adhurojnë, në Kombëtare dua të luaj si sulmues i dytë
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 08:52 “Një ushtar amerikan për çdo iranian të vrarë”, Irani kërcënon SHBA-në me hakmarrje
- 08:46 U përpoq të thyente bllokadën detare, SHBA-të sulmojnë cisternën e naftës në Gjirin e Omanit
- 08:40 Trump merr pjesë në Darkën e Korrespondentëve pas të shtënave me armë. Sulme, fyerje dhe batuta me gazetarët
- 08:25 Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij
- 08:18 “Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
- 08:13 Tensionet me Iranin, Trump konfirmon vizitën e Netanyahut në Uashington javën e ardhshme