Krishti në versionin femëror, portreti kontrovers ngjall polemika
Portreti i Jezusit i pikturuar nga Salustiano Garcia me rastin e Javës së Shenjtë në Sevilje ka ngjallur debat në ditët e fundit. Për eventin, i cili do zhvillohet nga data 24 deri më 31 mars 2024, artisti ka krijuar një imazh që disa e kanë cilësuar “të turpshëm” dhe “provokues”.
Në posterin e paraqitur në sallën e madhe të Fondacionit Rural Caja pak ditë më parë, shohim një Jezus pa qime, me tipare delikate dhe flokë të gjatë e të rregulluar: një përfaqësim për të cilin Këshilli i Vëllazërisë së qytetit, i cili merret me organizimi i manifestimit, shprehu miratimin, duke e pritur punën me duartrokitje të mëdha.
Megjithatë, disa institucione konservatore si IPSE, një grup ultra-katolik, kanë një mendim të ndryshëm, duke e cilësuar si “absolutisht të turpshëm”, “një lajthitje” dhe “femëror”, duke u kërkuar përgjegjësve ta tërheqin dhe të kërkojnë falje publike.
Ndërkohë në faqen e njohur change.org ka nisur një peticion për heqjen e veprës: kërkesa ka mbledhur deri tani mbi 12 mijë firma.
Megjithatë, artisti Salustiano Garcia u mbrojt në faqet e gazetës spanjolle ABC, duke deklaruar se e ka krijuar pikturën me respekt të thellë dhe duke shpjeguar se nuk kishte bërë asgjë novatore: “Nuk ka asgjë në pikturën time që nuk është përfaqësuar tashmë në veprat e artit të shumë shekujve më parë. Kushdo që ka parë seksualitet në të, ka nevojë për pak kulturë artistike. Skulptura e El Grekos e Krishtit të ringjallur e shfaq atë krejtësisht të zhveshur, penisin dhe gjithçka. Nëse kjo ishte e mundur në shekullin e 16-të, më pse nuk mund të shfaqim një Krisht me gjoks të zhveshur, në shekullin e 21-të”.
Artisti shpjegoi gjithashtu se është frymëzuar nga djali i tij Horacio, si dhe nga vëllai i tij, i cili vdiq kur Garcia ishte i vogël: “Isha dymbëdhjetë vjeç kur më vdiq vëllai. Nëna ime më kërkoi të hyja në dhomën ku prehej trupi i tij për t’i thënë lamtumirë. U tmerrova, por kur pashë fytyrën e tij, qetësinë dhe duart e kryqëzuara në gjoks, u trondita. Si mund të përmbajë kaq bukuri një trup i shtrirë!”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë