Kristi Pinderi: Ika nga Shqipëria me partnerin tim, u lodhëm psikologjikisht
Aktivisti i komunitetit LGBTQI+, Kristi Pinderi tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se arsyeja pse u largua nga Shqipëria bashkë me partnerin ishte lodhja psikologjike.
Sipas tij, pati një moment kur kuptuan se po jetonin në një flluskë nga ku gjërat dukeshin sikur ishin mirë, por në fakt presioni ishte shumë i madh.
“Ndonjëherë të rrish është më e lehtë sesa të largohesh kështu që ai vendim ka qenë shumë i vështirë ku unë mendoj që njerëzit duhet të jenë të aftë ta bëjnë atë reflektim dhe të kuptojnë që njeriu mund të gjejë mënyra të tjera për të rishpikur veten dhe për të gjetur hapësira të reja ku të kontribuojë. Ne menduam se meritojmë ta ndërtojmë jetën tonë bazuar te një nivel dinjiteti që në Shqipëri për fat të keq nuk e gjenim dot,” – u shpreh Pinderi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Soros shkurton fondet në BE, reagon shoqata e LGBTQ në Hungari
- Orban kundër federalizmit dhe “ofensivës LGBTQ” të BE-së
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës