Frikë për përshkallëzim të konfliktit, Izraeli: Gati të përballemi me Iranin
Agjencia amerikane për Zhvillimin Kombëtar deklaroi se kriza e urisë është tashmë e pranishme në veri të Rripit të Gazës.
Organizata e rendit krizën në nivelin e pestë të pasigurisë ushqimore, që e klasifikon atë si “katastrofë”. Kjo do të thotë se 70 për qind e popullsisë në veri të Gazës, ose 210 mijë persona, kanë mungesë ekstreme ushqimi.
Ndërkohë, njolla e luftës rrezikon të përhapet për shkak të përshkallëzimit mes Izraelit dhe Iranit. Kreu i Komandës Qendrore Amerikane, gjeneral Erik Kurilla mbërriti në Izrael për të diskutuar situatën.
Kryeministri Netanyahu foli për përgatitjen e skenarëve sfidues nga zona të tjera, edhe pse shprehu gatishmërinë për t’u përballur me Iranin.
“Një sulm nga territori iranian do të ishte një provë e qartë e synimeve të Iranit për të përshkallëzuar situatën në Lindjen e Mesme. Në muajt e fundit, ne kemi përmirësuar dhe avancuar kapacitetet tona ofensive dhe do të dimë se si të veprojmë”, tha Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite.
Por përpjekjet e qeverisë izraelite nuk janë mbështetur nga hebrenjtë ultra-ortodoksë, të cilët kanë kundërshtuar ashpër përfshirjen e tyre në shërbimin ushtarak. Të enjten, prokurori i përgjithshëm i Izraelit informoi kabinetin qeveritar se nuk ka baza ligjore për të përjashtuar ultra-ortodoksët nga rekrutimi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Macron: Franca e angazhuar për integrimin e Shqipërisë e Ballkanit Perëndimor në BE
- Turqia kufizon eksportet në Izrael, shkak Gaza
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë