Kroacia rikthen shërbimi ushtarak, qytetarët do të bëjnë 2 muaj të detyrueshëm
Të rinjtë kroatë që kanë mbushur moshën 18-vjeç do të bëjnë shërbim të detyrueshëm ushtarak. Qeveria ka vendosur rikthimin e shërbimit, pas heqjes së tij në vitin 2008.
Kroacia do të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak duke nisur nga viti 2025. Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë Ivan Anushiç deklaroi se shërbimi i detyrueshëm do të zgjasë dy muaj. Qëllimi i këtij vendimi është përgatitja me njohuritë ushtarake e brezave të rinj.
Në vitin 2008, Kroacia pezulloi përkohësisht shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Forcat e armatosura të vendit të NATO deri më sot kanë funksionuar më shërbimin me pagesë dhe vullnetar.
Vendimi vjen pas agresionit rus të Ukrainës dhe shtimin e investimeve të vendeve të rajonit në mbrojtje. Politika e mbrojtës kroate ka vlerësuar gjithmonë si kërcënim për sigurinë e saj Serbinë dhe armatosjen e saj.
Blerja e armëve nga Kina dhe Rusia e Serbisë ka rritur shqetësimet në Zagreb për tensione që mund të rriten në vitet ardhshme. Për këtë qëllim Kroacia ka rritur investimet në mbrojtje duke blerë sasi të konsiderueshme armësh moderne dhe duke rritur pagat e personelit ushtarak.
I pyetur për shpenzimet e larta në armatime, Ministri i Mbrojtjes deklaroi se situata gjeopolitike nuk lejon që Kroacia të kursejë për armatime.
Vrau 15 pacientë dhe u përpoq të fshihte gjurmët, dënohet me burgim të përjetshëm mjeku në Gjermani
Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën
Miratohet Deklarata e Ankarasë: NATO shpall mbi 50 miliardë dollarë prokurime të reja ushtarake
- 16:30 Egjipti kërkon përjashtimin e gjyqtarëve nga Kupa e Botës
- 16:29 Ish-komandanti i Ushtrisë së Jugosllavisë, Momçillo Perishiç, lirohet nga burgu
- 16:25 Kosovë, dhjetëra të arrestuar për prostitucion dhe shfrytëzim të fëmijëve
- 16:18 Samiti i NATO-s, Trump flet me Zelensky-n për Iranin: Nëse duhet, do t’i shkatërrojmë
- 16:18 Trump: Zelensky dhe Putin duan marrëveshje, SHBA do t’i japë Ukrainës licencë për prodhimin e sistemeve Patriot
- 16:05 Dorëhiqet trajneri më i suksesshëm i Kroacisë, Daliç mbyll kapitullin 9-vjeçar