Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, kur mund të kalojë ligji
Në Kroaci, pas zgjedhjeve presidenciale të janarit të vitit 2025, do të fillojë procedura ligjore për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ndërsa thirrjet për rekrutët priten të fillojnë në mes të vitit 2025, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë. Sipas një deklarate të Ministrisë, janë përgatitur propozime ligjore për të rregulluar trajnimin bazë ushtarak dhe çështje të tjera të lidhura me zbatimin e shërbimit ushtarak.
Procedura për miratimin e ligjit do të fillojë në janar 2025, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiç, ka sqaruar se rekrutët do të stërviten në tre lokacione të ndryshme. Sipas tij, çdo vit, mes 17,000 dhe 18,000 të rinj që mbushin 18 vjeç do të jenë kandidatët për trajnimin bazë ushtarak. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një vizite në kazermat e Bjelovarit.
Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, i cili është edhe komandanti suprem i forcave të armatosura, nuk e ka kundërshtuar drejtpërdrejt rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Megjithatë, ai ka kërkuar që kjo temë të diskutohet në një seancë të Këshillit të Mbrojtjes. Milanoviç theksoi se një vendim të tillë nuk mund ta marrë një individ politik, por duhet të jetë një marrëveshje e qeverisë kroate të zgjedhur demokratikisht. Ai kërkoi që të mbahej një mbledhje e Këshillit të Mbrojtjes, për të arritur një konsensus, para se të jepen urdhra për implementimin e shërbimit të detyrueshëm.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve