Kryebashkiaku i Athinës për Belerin: Demokracia nuk burgoset, duhet gjykim i drejtë
Kryebashkiaku i Athinës Kostas Bakoyannis ishte këtë të hënë në protestën e organizuar për lirimin e Fredi Belerit.
Ai tha se Beleri është kryebashkiaku i Himarës dhe duhet të ketë një gjykim të drejtë. Ai tha se Beleri ka të drejtën të betohet si kryebashkiaku i Himarës, në detyrën që populli e ka zgjedhur.
“Qytetarë të Himarës! Patriotë mirë se ju gjej! ftesa juaj për të bashkuar zërin e qytetarëve të Athinës me tuajin është një nder i madh për mua. Në këtë vizitë një para ditës së Perëndisë. Ju përcjell një mesazh nga kryeqyteti i Greqisë, ne jemi me ju! Jemi të gjithë të bashkuar!
Këtë mesazh dua t’ua sjell si kryebashkiak i Athinës. Demokracia nuk burgoset! Zëri i qytetarëve nuk mund të shtrembërohet. As vullneti i popullit. Himara ka një kryetar bashkie, pikë. Bëj thirje për të gjithë qytetarët të thërrasin emrin e kryetarit të bashkisë, ai ka emër dhe mbiemër. Miku ynë Fredi Beleri duhet të ketë një gjykim të drejtë.
Ai ka të drejtë të betohet si kryetar i bashkisë, detyrën që ju i keni besuar. Duam të ftojëm Shqipërinë në Bahskimin Europian, të jetojmë të gjithë bashkë në shtëpinë e madhe europiane, por kjo shtëpi ka themele, që do të thotë ka themele të forta, si drejtësia, demokracia. Këto janë vlerat dhe parimet tona”, tha kryebashkiaku i Athinës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë