Kryebashkiaku polak zë ngushtë Salvinin me bluzën e Putinit
Kreu i Bashkisë së qytetit Przemyśl në Poloni, që është pika kryesore e kalimit me Ukrainën është konfrontuar me Mateo Salvinin, liderin e të djathtës ekstreme në Itali.
Kryebashkiaku Wojciech Bakun ftoi liderin e Ligës së Veriut për të vizituar qendrën e pritjes së refugjatëve të luftës.
Gjatë deklaratës për mediat ndërsa qëndronte krah Salvinit, i cili njihet si një ish-mbështetës i Putinit, ai nxorri një bluzë ku ishte stampuar imazhi i presidenti rus dhe fjalët ‘Ushtria e Rusisë’.
“Eja me mua në kufi dhe dënoje atë”, tha Bakun duke ftuar Salvinin që të vishte bluzën dhe të shikonte se çfarë kishte bërë ‘miku i tij’.
Salvini u përpoq që ta ndërpriste duke thënë se ishte aty për të ndihmuar refugjatët.
Kur u pyet nëse e dënonte Putinin, Salvini u përgjigj: “Sigurisht, ne e dënojmë luftën”.
Një grup gazetarësh dhe fotoreporterësh nga Italia që ishin prezent, nisën ta quanin Salvinin “kloun” dhe “palaço”.
Në të kaluarën, Salvini i ka thurur lavde Putini duke e cilësuar presidentin rus si “një nga burrat e shtetit më të mirë”.
Partia e tij është akuzuar se ka marrë para nga Kremlini, por Salvini i ka mohuar këto pretendime.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
- 17:45 Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 17:34 Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
- 17:17 Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, 5.546 viktima. Dëmet arrijnë në 19,6 miliardë dollarë
- 17:06 Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari