Kryebashkiaku socialist thirret në SPAK, shtyhet marrja në pyetje

1 Nëntor 2023 | 12:49

Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli është thirrur të pyetet në SPAK pas kallëzimit të anëtarëve të PD në keshillin bashkiak per shpërdorim detyre.

Por marrja në pyetje ështëë shtyrë për në datë 6 nëntor. Sipas kallëzimit kryebashkiaku i Kamzës ka marrë vendime me mbledhje online ku ka marrë vendime, por akuzohet edhe për abuzime me dëmshperblimet.

Gazetari Eni Ferhati tha për Euronews Albania se arsyeja se përse seanca u shty ishte se Rakip Suli u njoftua shumë vonë për marrjen në pyetje.

“Zoti Suli ishte thirrur për t’u paraqitur në ditën e sotme në orën 12 pranë prokurorisë së posaçme,  lidhur me një kallëzim që kanë depozituar për të këshilltarët bashkiakë të partisë demokratike lidhur me akuzat e shpërdorimit të detyrës. Zoti Suli nuk është paraqitur për shkak se njoftimin për t’u paraqitur në prokurorinë e posaçme ai e ka marrë me vonesë, kështu që marrja në pyetje për zotin Suli do të shtyhet më 6 nëntor”,-tha gazetari Eni Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend, foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën...
14:04 | 16/07/2026

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar drejtuesit e rinj të zgjedhur në strukturat drejtuese të PD-së, duke theksuar se procesi u bazua te...
13:10 | 16/07/2026