“Kryemaskarai po nënshtron maskarenjtë e tjerë”, Bushati përplaset me Ndrecën

1 Shtator 2022 | 21:39

Juristi Plarent Ndreca thotë se hetimet e SPAK për llir Metën nuk nisën se e kërkoi Edi Rama, por pas një kallëzim të bërë një ish-kandidat i opozitës.

Në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania Ndreca u përplas me analistin Andi Bushati, i cili u shpreh se Edi Rama po i përdor institucionet që nga SPAK tek Autoriteti i Dosjeve për qëllime politike.

“Jemi në kushtet që kryemaskarai po nënshtron maskarenjtë e tjerë”, tha Bushati.

Sipas Ndrecës, gjithë diskutimi që bëhet nëse duhet hetuar apo jo Ilir Meta është një përpjekje për të relativizuar atë që ka ndodhur, qoftë edhe 30 vjet më parë, të cilën siç tha shqiptarët kanë të drejtë ta dinë.

“Çdo të vërtetë që ka ndodhur edhe para 30 vjetësh shqiptarët duhet ta dinë. Sa herë që fillon hetimet për një pjesëtar të opozitës thuhet e ka bërë mazhoranca”, tha Ndrecaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026