Kryeministri grek: Mbështesim vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd

17 Shkurt 2022 | 10:58

Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën, por Athina ka zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë.

Nga Beogradi, kryeministri Kyriakos Mistokakis theksoi edhe një herë qëndrimin e Athinës, por rikonfirmoi mbështetjen që mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet një marrëveshje e suksesshme dialogu.

“Ne dëshirojmë të shohim normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe për këtë arsye, japim mbështetjen tonë për vazhdimin e dialogut. Ne duam të arrihet një marrëveshje që do të jetë ligjërisht e detyrueshme dhe do të jetë në interes të të dyja palëve, por që do të krijojë edhe një atmosferë më të favorshme bashkëpunimi në Ballkan”, u shpreh ai.

Në konferencën e përbashkët për mediat, presidenti Vuçiç u shpreh se ata duan zgjidhje, por zgjidhja duhet të jetë një kompromis dhe jo t’i imponohet Serbisë dhe popullit serb”.

Që nga viti 2013 kur të dyja shtetet, Serbia dhe Kosova u angazhuan për dialog, deri më sot janë bërë shumë pak përparime për normalizimin e marrëdhënieve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb

Themeluesi i Këshillit për Marrëdhënie Etnike në Beograd dhe eksperti i zhvillimeve politike, Dushan Janjiç ka deklaruar se raportet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç...
15:05 | 26/07/2026

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026