Kryeministri Rama uron për Pavarësinë: Gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit

28 Nëntor 2023 | 08:28

Kryeministri Edi Rama ka uruar me anë të një postimi në Facebook të gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë.

Urimin e tij Rama e ka shoqëruar me një foto të një vajze të vogël të veshur me kostum popullor e cila mban në dorë flamurin kuq e zi.

“Mimëngjes! Gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë”,-uron kryeministri Rama
Shqipëria feston sot 111-vjetorin e Pavarësisë dhe krijimit të shtetit. Ismail Qemali, në vitin 1912, ngriti në Vlorë flamurin dhe shpalli Shqipërinë shtet të pavarur”,-shkruan Rama.

Me rastin e Ditës së Flamurit, në Tiranë do të organizohet parada e shqiptarëve, ku do të mblidhen shqiptarë nga të gjitha trojet si dhe 150 ansamble popullore.

Rreth 5 mijë persona do të jenë pjesë e festimeve. Parada do të nisë nga sheshi “Nënë Tereza” dhe do të përfundojë në sheshin “Skënderbej”. Parada do të zgjasë 2-3 orë dhe në përfundim do të bëhet ngritje simbolike e flamurit shqiptar.

Festimet do të vijojnë edhe më 29 Nëntor, pasi do të jetë edhe “Nata e Bardhë”.

111-vjetori i Pavarësisë së vendit do të mbledhë për herë të parë pas shumë vitesh shqiptarë dhe personalitete nga çdo trevë shqipfolëse dhe diaspora e largët.


LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026