Kryeministrja e Finlandës: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

21 Qershor 2022 | 12:18

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin shpreh mbështetjen e plotë të Finlandës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Këtë deklaratë, kryeministrja e Finlandës e bëri gjatë një konference me kryeministrin Edi Rama.

‘Shqipëria na ka mbështetur qoftë në teori dhe në praktikë. Është e rëndësishme të deklarojmë fort dhe qartë se jemi të bashkuar se nuk ka vend për logjikën e Rusisë. Suedia dhe Finlanda do të jenë ofrues sigurie. Na duhet të rrisim sanksionet kundër Rusisë. Është jetike që Ballkani Perëndimor të jetë në harmoni, duam të mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin e saj në BE. E vlerësojmë rolin tuaj në Këshillin Kombëtar të sigurisë. Nuk ka marrëdhënie më të thellë midis kombeve se sa të jemi aleatë. Ka shumë potencial edhe kur vjen fjala midis marrëdhënieve midis Finlandës dhe Shqipërisë”, tha Marin.

Ndërkohë, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama deklaroi se Shqipëria mbështet anëtarësimin e Finlandës në NATO.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026