Kryqi Kuq: Shtyhen evakuimet nga Mariupoli dhe Volnovakha
“Ne po kuptojmë se operacionet e kalimeve të sigurta nga Mariupoli dhe Volnovakha nuk do të fillojnë sot”, ka deklaruar Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në një postim në Twitter.
Pjesëtarët e organizatës që janë në terren thonë se “të copëtohet zemra nga situata në këto dy qytete”.
Sipas tyre, prioritet mbetet “siguria dhe mirëqënia e civilëve që po përjetojnë situata të tmerrshme në Ukrainë”.
Ata i kanë bërë thirrje palëve të “mbrojnë qytetarët edhe infrastrukturat civile”, në përputhje me ligjet ndërkombëtare.
Autoritetet ukrainase njoftuan më parë pezullimin e misionit humanitar për shkak se trupat ruse po vazhdonin bombardimet.
Ata akuzuan Rusinë se ka shkelur marrëveshjen mbi hapjen e dy korridoreve që do të mundësonin evakuimin e civilëve nga këto zona.
Nga ana tjetër, Rusia pretendon se nacionalistët ukrainas kanë ndaluar largimin e civilëve nga qytetet.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 08:55 Erdogan dhe Rutte kapen dorë për dore në Samitin e NATO-s, fotoja merr vëmendje publike
- 08:54 Kanadaja do të blejë 12 nëndetëse gjermane me teknologji të lartë
- 08:46 Shembet çatia e një marketi në New Jersey, shpëtojnë mrekullisht të gjithë blerësit (VIDEO)
- 08:33 Stuhi, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, humbin jetën 15 persona në Kinë. Mijëra të evakuar
- 08:31 Sot gjyqi i Veliaj në GJKKO, kryebashkiaku pritet të mos jetë i pranishëm! Refuzon kafazin e qelqë, prokurori: Nuk ka trajtim poshtërues
- 08:22 “Kam dhënë gjithçka,” Ronaldo e konfirmon sërish pas humbjes me Spanjën: Kjo ishte Kupa ime e fundit e Botës