‘Kthimi i 3,800 rekurseve’, Berisha: Rama ka kapur Gjykatën e Lartë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kapur Gjykatën e Lartë përmes kreut të këtij institucioni, Sokol Sadushi.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Këshilli i Ministrave ka vendosur që për çdo institucion në varësi të saj, të hiqet dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë për çështje me natyrë administrative apo civile.
Sipas Berishës, me kthimin e 3800 rekurseve nga Gjykata e Lartë, Rama kërkon të përvetësojë pronat e shqiptarëve si dhe të kontrollojë sistemin gjyqësor.
“Edi Rama përvetëson pronat e shqiptarëve përmes vendimit të gjykatave si dhe ushtarëve të tij në administratë. Në mungesë të plotë transparence, pa asnjë analizë të detajuar të rasteve, por edhe dëmit të madh kolosal që mund t’i shkaktohet shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë, në shkelje të plotë të Kushtetutës, Këshilli i Ministrave vendosi që për çdo institucion në varësi të Këshillit të Ministrave, të hiqet dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë për çështje me natyrë administrative apo civile”, tha Berisha.
Ditën e djeshme, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja firmosi udhëzimin në të cilën 3,800 çështje për të cilat ishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë nuk do te shqyrtohen dhe 1000 te tjera po listohen për të dalë nga kjo gjykatë.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia