Kualifikueset e Botërorit 2026, dalin në shitje biletat për ndeshjen Angli-Shqipëri

21 Janar 2025 | 13:44

Kombëtarja shqiptare do të nisë edicionin kualifikues për Kupën e Botës 2026 më 21 mars ndaj Anglisë në stadiumin “Wembley”, në Londër.

Nga një njoftim i Departamentit të Komunikimit në FSHF, bëhet me dije se biletat për ndeshjen Angli – Shqipëri kanë dalë në shitje. Për të siguruar një biletë, tifozët duhet të ndjekin këto hapa:

Krijimi i një llogarie: Fillimisht, duhet të regjistroheni me email-in tuaj dhe të plotësoni të dhënat bazike në platformën e caktuar në këtë link: https:ëëë.ëembleystadium.com/tickets.

Pasi të hapet linkun, hapi i radhës është “my account” për të krijuar llogarinë.

Përdorimi i linkut të dedikuar: Pas krijimit të llogarisë, do të keni akses në një faqe të rezervuar për tifozët shqiptarë, ku mund të blini biletat në këtë link: Biletat e ndeshjes

Sa i përket çmimit të biletave, këto të fundit janë të ndara në tre kategori dhe çmimet ndryshojnë sipas vendndodhjes në stadium. Tifozët shqiptarë kanë në dispozicion sektorët 126, 127, 128, 129, 130, 131 dhe 132.

 

LEXONI GJITHASHU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026