Kufizimi i orarit, pronarët e lokaleve: Për ne është katastrofë

26 Maj 2020 | 15:16

Prej një jave lokalet kanë nisur aktivitetin e tyre me orar të kufizuar pune dhe me masa të shtuara higjienike. Pronarët e bareve tregojnë për Euronews Albania se mbajtja e lokaleve hapur deri në orën 9 dhe mbyllja gjatë fundjavës ka ndikuar në uljen e fitimit. Florian Kapllani pronar i Whisky Bar në Tiranë thotë se në fundjave është edhe piku i klientelës, ndaj edhe humbjet janë të kuptueshme.

“Për ne është katastrofike, sepse gjatë fundjavës e kemi punën më të madhe, janë gati 8 ditë që ikin nga muaji, 8 ditë që kishte një shifër dhe tani e ke zero. Është shumë në disfavorin tonë.  Po bëhet një luftë për ekzistencën e biznesit”, thotë ai.

Protokolli i masave higjienike përcaktoi se karriget e dy tavolinave ngjitur duhet të jenë të vendosura me një distancë prej 1 metri nga njëra-tjetra. Kjo ka bërë që numri i klientëve të pakësohet dukshëm.

“Kemi nisur me një handikap shumë të madh, sepse është gati përgjysmuar lokali, tavolinat, personat që mund të rrinë në lokal. Kemi 50 ditë që kemi qenë mbyllur dhe kostot janë tepër të larta, për fitime nuk flitet fare, sepse edhe puna është gati 20% e punës që bënim. Ne po luftojmë për mbijetesë”, shprehet z. Kapllani.

Ajo që Flori ka vënë re gjatë këtyre ditëve është se njerëzit ndonëse ulen së bashku në një tavolinë, ata i shmangin takimet. “Ruhen shumë nga njëri-tjetri, nuk kanë më kontakte fizike, përshëndetje shumë të ftohta, ulen mbajnë distancë. Edhe ne si personel takimet i kemi përgjysmuar”, thotë ai.

Jashtë kamerave pronarët e lokaleve pranojnë se për shkak të gjitha kufizimeve që ka sjellë COVID-19 janë detyruar që të bëjnë shkurtime të punonjësve dhe se duhet të presin heqjen e kufizimeve të orarit për t’i rikthyer në punë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026