Kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore në Maqedoninë e Veriut do të legalizohet
Qeveria e Maqedonisë së Veriut i dha dritë jeshile idesë për kultivimin e vajit të kanabisit për qëllime mjekësore. Siç njoftuan nga pres qendra e Qeverisë, tashmë është përgatitur edhe teksti i propozim ligjit që më pas duhet të kalojë në Kuvend.
Sipas Qeverisë, me këtë rregullim ligjor do të parandalohet keqpërdorimi i vajit për përpunimin e drogave që kërcënojnë shëndetin dhe jetën e njerëzve, dhe shteti do të ketë kontroll mbi prodhimin e kësaj bime.
Kanabisin do të mund ta kultivojnë vetëm kompani që do të kenë licencë nga Ministria e Shëndetësisë, por edhe ministria paraprakisht do të merr pëlqim nga Qeveria. Çdo ndryshim i pronësisë së kompanisë që do të merr licencë për kultivim, doemos do të duhet të tregohet në Qeveri.
Kultivuesit e kanabisit do të duhet që dhjetë për qind nga fitimi i tyre t’ia japin shtetit. Këto para, do të shfrytëzohen për furnizim me ilaçe për sëmundje të rralla dhe për prioritete të tjera në sistemin e shëndetësisë.
Një pjesë e parave do të përdoren edhe për financimin e Agjencisë për kontroll të procesit të përpunimit dhe shitjes së vajit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe shkencore, që me implementimin e ligjit, do të duhet që të formohet.
Propozim ligji do të vendoset edhe në debat publik.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet