Kultivohet për herë të parë në juglindje fruti kurativ, aronia. Klima e favorizon

7 Gusht 2024 | 17:49

Aronia është fruti kurativ që për herë të parë po kultivohet në juglindje të vendit. Miron Mersinllari është fermeri i cili rastësisht dëgjoi në internet për këtë frut, duke e sjellë nga Hungaria në fushën e Maliqit.

“Informacioni i parë ka qenë nëpërmjet internetit, aty u hasa me këtë frut, me vone humultova, mora informacion, pyeta dhe vendosa ta kultivoj. Mbas interesimit që kreva, findanet i solla nga Hungaria. Pashe çmimin e përshtatshëm dhe i solla nga Hungaria”, Miron Mersinllari, fermer.

Sipas fermerit, vlerat kurative të këtij fruti janë të shumëllojta.

“Ky është fruti i Aronia, është një nga frutat më kurative, ka vlera e benefite për imunitetin e njeriut. Përmbajtja e lartë e antioksidantit ndihmon në enët e qarkullimit të gjakut, stabizilon diabetin, përdoret nga njerëz që vizitohen nga sëmundje të kimio terapisë, vlerat e lartë e antioksidantit bën të mundur largimi e toksinave nga trupi”, Miron Mersinllari, fermer.

Juglindja plotëson parametrat klimaterike për rritjen e frutit ndërsa problem ngelet tregu, edhe pse zgjidhja përherë gjendet në internet thotë ai.

“Aronia është pemë rezistuese që duron temperaturat – 40 gradë dhe plus 40 gradë. Në rajonin tonë është e mundur kultivimi, sidomos i varietit melano Carpa. Me tregun kemi hasur vështirësi, nuk është aq e thjeshtë sepse njerëzve ju mungon informacioni për vlerat kurative të saj. Tani njerëzit harxhojnë kohë në rrjetet sociale ku jap te dhëna mbi gjithçka”, Miron Mersinllari, fermer.

Një kg i këtij fruti në tregun shqiptar kushton nga 600-700 lek te reja, frut i cili ende nuk po kultivohet në masë nga fermerët shqiptarë, edhe për shkak të mungesës së informacionit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026