Kultura e shërbimit në Shqipëri, puna e kamerierit nuk shihet si profesion
Mikpritja, mirësjellja dhe mënyra sesi na shërbehet krijojnë përshtypjen tonë të parë sa herë frekuentojmë një bar apo restorant.
Por, sa kulturë shërbimi kemi ne në Shqipëri?
“Nuk ka ndonjë shërbim dhe ndonjë edukatë pune dhe shërbimi, nga çdo vend del i pakënaqur”, thotë një qytetar.
“Është pak problem kultura si në bare dhe restorante. Nuk kemi shumë kulturë. Mbetesh i zhgënjyer se kur paguan dhe kur nuk merr shërbim mbetesh i zhgënjyer”, thotë një tjetër.
Puna e kamerierit në Shqipëri nuk shihet ende si profesion, ndaj dhe investimi i të rinjve në këtë fushë është thuajse zero.
“Shihet si diçka afatshkurtër. Kishte shumë pak kërkesa për tu bërë kamerier i trajnuar, madje pati raste kur organizata paguanin për t’i trajnuar dhe prapë ishte shumë i vështirë sepse interesi ishte zero”, shprehet Gladiola Dona, trajnere dhe konsulente hoteliere.
Si pasojë ka gjithnjë e më shumë klientë të pakënaqur.
“E shikojnë si një punë pa të ardhme, si një profesion që nuk do rrinë gjatë dhe mundohen ta kalojnë në këto moshat e reja sa për të ardhura”, thotë Klevina Ogiçi, menaxhere, ish-kamariere.
Maliq Koteli është një nga ata të rinj që punën e kamerierit e nisi në kohën e studimeve. Por dëshira për të mësuar bazat e shërbimit ia kthyen këtë punë në profesion.
“E nisa si një shaka ose si një eksperiencë pune, që ishte nevojë për punë, por tashmë është kthyer në një profesion. Në fillimet e mija nuk është punëdhënësi më ka kërkuar një certifikatë, po nga kënaqësia ime jam munduar të trajnohem më shumë mbi këtë profesion”, thotë ai.
Në Shqipëri për të punuar si kamerier nuk kërkohet asnjë certifikatë trajnimi apo kurs kualifikimi në këtë fushë.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara