Kur do marrë fund lufta në Gaza? Eksperti: Interesat dhe “loja” e Arabisë Saudite

11 Mars 2024 | 22:27

Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike, Henri Ceno ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” ku foli për luftën në Rripin e Gazës.

Ai tha se ndonëse që në krye të herës është folur për mënyrën se si mund të zgjidhen konfliktet në këtë zonë, duket se zgjidhja optimale do të jetë dalja me dy shtete, por një zgjidhje e tij nuk mund të vijë në mënyrë të menjëhershme.

“U punua fort, sepse kjo nuk mund të ketë një zgjidhje të menjëhershme. U punua Izraeli nënshkroi disa marrëveshje, për të zbutur marrëdhëniet e popullit hebre me komshinjtë, nga Emiratet Arabe e deri te Arabia Saudite. Kjo do sillte një marrëveshje që do mund të sillte zgjidhjen optimale që është dalja me dy shtete.

Ish-presidenti Trump e ka përmendur këtë përballë Netanjahut. Ka nevojë për një diplomaci të fortë, sot ka një mungesë fuqie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kush mund ta marrë udhëheqjen e diplomacisë atje? Atje mund ta marrë në dorë Arabia Saudite. Ka ndryshuar edhe ecuria e zhvillimit të këtyre vendeve, sot janë vende shumë të zhvilluara, nuk e duan konfliktin. Arabaia Saudite e do edhe bashkëpunimin me Izraelin, do të përdorë teknologjinë e tij”,-tha eksperti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026