Kur do të ketë zgjedhje për Bashkinë e Tiranës? Hasimja tregon për dilemat e Ramës

10 Gusht 2025 | 20:58

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim, ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me postin e kreut të bashkisë më të madhe në vend.

Pyetja që shtrohet më shpesh është nëse dhe kur do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar të ri, në vjeshtë apo në vitin 2027.

Sipas pedagogut dhe opinionistit Ermal Hasmja, i cili foli në emisionin “Politics” të Euronews Albania, edhe vetë kryeministri Edi Rama ndodhet përballë një dileme serioze në lidhje me këtë situatë dhe zgjidhjen që duhet t’i japë, duke peshuar argumentet pro dhe kundër organizimit të zgjedhjeve të reja në Bashkinë e Tiranës.

Hasmja thekson se hezitimi i Ramës për të marrë një vendim në këtë rast tregon se vendimmarrja nuk është e lehtë, duke qenë se ai ndodhet mes presionit për të reaguar dhe kostove politike që mund të sjellë një vendim i tillë.

Sipas tij, koha do të jetë faktori që do ta kufizojë manovrën politike dhe do ta detyrojë kryeministrin të marrë një vendim përfundimtar për zgjedhjet.

“Edi Rama gjendet përballë disa argumenteve kundërshtuese. Nga njëra anë, është në sikletin që ka kryetarin e bashkisë më të madhe të Shqipërisë praktikisht pas hekurave. Nga ana tjetër, nëse bën zgjedhjet, ai de facto tregon dhe heq përfundimisht mbështetjen ndaj Veliajt. Dhe gjithashtu është i detyruar më pas që t’i japë zgjidhje këtij problemi, aq më tepër në një realitet si Shqipëria, ku të gjithë e dinë që është ai që do ta vendosë çështjen e zgjedhjeve, pasi në një mënyrë apo tjetër ai e kontrollon situatën. Fakti që ndodhemi në këtë fazë ku ende nuk merret një vendim, tregon se nuk është e lehtë për të ndarë midis alternativave. Por me shumë gjasë, do të vijë një moment ku koha do të luajë në favor të mbajtjes së zgjedhjeve në Tiranë,” u shpreh Hasmja në “Politics”, Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026