Deklaratat e Veliajt/ Avokati i Popullit nis verifikimet, si u trajtua kryebashkiaku
Avokati i Popullit ka nisur verifikimet për mënyrën se si është shoqëruar dhe trajtuar Erion Veliaj në ambientet e paraburgimit të Durrësit dhe klinikës private ku iu nënshtrua analizave mjekësore.
Komisioneri për Parandalimin e Torturës, Ahmet Prençi, ka shkuar në paraburgimin e Durrësit për të kryer verifikime, pas deklaratave publike të Veliajt për trajtim jo të drejtë.
Hetimi vjen pas shqetësimeve publike dhe interesit të shtuar për procedurat e ndjekura ndaj Veliajt, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg” ndërsa verifikimet janë fokusuar në shoqërimin e tij nga ambientet e paraburgimit në Durrës drejt klinikës private, ku iu nënshtrua disa analizave mjekësore.
Në lidhje me këtë, ka reaguar dhe Veliaj ku brenda rrjeshtave të një statusi në Facebook shkruan se:
“Lajmi i mirë është se kam kaluar vetting-un 21-vjeçar, të paprecedentë për asnjë politikan në Shqipëri. Shto këtu edhe voyerism-in absurd, intimidimin dhe poshtërimin nga agjentët, në sallë të operacionit, para dy javësh, për t’u siguruar që, përveç vetting-ut të jashtëm, të kaloja edhe vetting-un e brendshëm të të gjithë organeve – nga ezofagu gjer në rektum – shoqëruar nga 30 roje të policive të ndryshme, të burgut, shtetit etj.
Edhe kjo, pjesë e kësaj innuendo të qëllimshme dhe poshtëruese”.
Vetë avokatët e Veliajt thanë se:
“Veliaj është shoqëruar me një prani të jashtëzakonshme sigurie prej rreth 30 efektivësh policie dhe hetues të BKH-së, disa prej të cilëve ishin të pranishëm edhe brenda sallës së ekzaminimit, masa të papërshtatshme dhe të pajustifikuara për një person si zoti Veliaj dhe në shkelje të çdo protokolli mjekësor”.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit