Avokatët e Veliajt i kërkojnë SPAK zgjatjen e afatit për njohjen me provat
Avokatët e Veliajt kërkojnë nga SPAK zgjatjen e afatit 10‑ditor për njohjen me provat: “Cenim thelbësor i së drejtës për mbrojtje efektive dhe një proces të rregullt ligjor”
Avokatët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i kanë drejtuar prokurorëve të SPAK-ut një kërkesë për zgjatjen e afatit deri më 24.09.2025 për njohjen me përmbajtjen e plotë të akteve dhe provave mbi të cilat ngrihet akuza.
Në kërkesën e tyre, ata shpjegojnë se, për shkak të volumit jashtëzakonisht të madh të materialeve hetimore, kryebashkiaku dhe mbrojtja e tij ndodhen në pamundësi objektive për të përvetësuar në mënyrë efektive të gjitha provat dhe aktet brenda afatit 10‑ditor të parashikuar nga neni 327, pika 4 e Kodit të Procedurës Penale.
Avokatët theksojnë se ky afat nuk mjafton as për një lexim të thjeshtë, pa analizë profesionale apo përpunim juridik të dokumentacionit.
“Kjo e bën praktikisht të pamundur përgatitjen e një mbrojtjeje efektive dhe të barabartë (prokuroria ka pasur 2 vite në dispozicion), ashtu si garantohet nga neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili kërkon që të pandehurit të kenë kohë dhe mundësi të mjaftueshme për t’u mbrojtur”, thuhet në kërkesë. Ata shtojnë se situata rëndohet nga periudha e punës së reduktuar gjatë muajve korrik–gusht për organet e drejtësisë.
“Ky disproporcion mes afatit procedural dhe volumit të materialeve është një cenim thelbësor i së drejtës për mbrojtje efektive dhe për një proces të rregullt ligjor, që e zhvlerëson garancinë procedurale që Kodi i Procedurës Penale dhe Konventa synojnë të mbrojnë. Një lloj ‘përmbytjeje dokumentare’ është një formë abuzimi strukturor me të drejtën e mbrojtjes, që Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka konsideruar të papranueshme kur volumi i materialeve i bën të pavlefshme në praktikë garancitë procedurale që duken formalisht të respektuara”, vlerësojnë avokatët.
Në fund, ata theksojnë se kërkesa e mbrojtjes përputhet me vendimin e prokurorëve për përfundimin e afatit hetimor më 24.07.2025. Sipas tyre, zgjatja e këtij afati jo vetëm që nuk cenon interesin publik për ndjekjen penale, por përkundrazi i shërben zbatimit më të mirë të parimeve kushtetuese të barazisë së armëve, procesit të rregullt ligjor dhe të së drejtës për mbrojtje efektive.
LEXONI GJITHASHTU:
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 11:29 Të rrethuar nga flakët, pamjet e frikshme nga brenda trenit që u bllokua nga zjarri në Kanada
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)