Avokatët e Veliajt kërkojnë informacion nga ‘Burgjet’ mbi masat e përdorura

25 Korrik 2025 | 20:08

Avokatët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i janë drejtuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë për informacion dhe dokumentacion në lidhje me procedurat e ndjekura gjatë shoqërimit të klientit të tyre në një vizitë mjekësore më 17 korrik 2025.

Veliaj ndodhet në paraburgim në IEVP Durrës që prej datës 12 shkurt 2025 dhe kishte kërkuar më herët trajtim shëndetësor, kërkesë e cila, sipas avokatëve, ishte refuzuar disa herë para se të miratohej më në fund.

Sipas tyre, vizita u shoqërua me një prani të jashtëzakonshme sigurie prej rreth 30 efektivësh të policisë dhe hetues të BKH-së, disa prej të cilëve ishin të pranishëm edhe brenda sallës së ekzaminimit gjë që konsiderohet jo vetëm e pajustifikuar për një të paraburgosur si zoti Veliaj, por edhe një shkelje e rëndë e protokolleve mjekësore dhe standardeve për trajtim njerëzor.

Në kërkesën zyrtare, avokatët kërkojnë transparencë të plotë mbi:

Procedurat e ndjekura gjatë shoqërimit

Forcat e angazhuara në operacion

Kohëzgjatjen e qëndrimit në institucionin shëndetësor

Dokumentacionin mbi planin e masave të marra

Zyra ligjore thekson se çdo cenim i dinjitetit dhe trajtimit njerëzor të klientit të tyre do të ndiqet me të gjitha mjetet ligjore të mundshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar falje pas reagimeve të forta që shkaktoi deklarata e saj për spastrimin...
12:29 | 16/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026