Kursimet kanë mbaruar, qytetarët shpenzojnë vetëm për ushqime

6 Maj 2020 | 14:01

Në një fashë orari prej 2 orësh, qytetarët në kryeqytet duhet të blejnë gjërat e nevojshme për të kaluar ditët në karantinë. Në këtë kohë të vënë në dispozicion, të gjithë drejtohen drejt tregjeve të fruta perimeve, duke lënë në hije bizneset e tjera. Sipas tyre, tashmë nuk është koha për të bërë shpenzime të pamenduara.

“Ja disa gjëra të vogla kam blerë. Me kursime apo si gjithmonë? Me kursime, do hamë po çfarë do hamë. Kanë qenë të vështira këto kohë për ju? Shumë kemi 2 muaj pa punë”, shprehet një qytetare.

Ca të bëjmë, vijmë këtu do hamë bukë me çfarë të na ndodhet. Keni blerë si përherë apo pak shtrënguar? Po shtrënguar moj motër shtrënguar”, tha një qytetar.

“Kanë qenë blerje njësoj si në kohët e tjera apo me kursim? Dihet me kursim, ka tre muaj në shtëpi të mbyllur, pa punë. Po çmimet kanë ndryshuar, nuk janë si më parë. Kur nuk punon, normale do kursesh”, shprehet një grua.

Shitësit janë edhe më të prekur nga situatë, pasi shitjet janë pakësuar. Ata hedhin poshtë lajmin se ka pasur një rritje të çmimeve, madje në disa raste kanë dhënë edhe veresie”.

“Nga pak nuk është se marrin me shumicë, lista është bërë në faqe të murit rresht se s’ka. Çmimet nuk kanë ndryshuar fare. Ku ka shitje tani, po nuk dolën njerëzit ku ka shitje”, shprehet një shitëse.

“Ka pasur rritje të çmimeve? Jo, jo, tani molla e mirë është më e shtrenjtë, këto të tjera janë më të lira, siç kanë qenë nuk ka asnjë ndryshim”, thotë një tjetër shitës.

Nga situata e COVID-19, shumë qytetarë kanë ngelur të papunë. Të gjitha kursimet e tyre kanë mbaruar dhe tashmë është koha për të mbijetuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026