Kurti di vetëm të nxisë luftë me deklaratat e tij, thotë Petkoviç
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç deklaroi se e vetmja gjë që di Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nxitja e luftës duke udhëhequr politikën e kërcënimeve dhe shantazheve.
Përmes një njoftimi, Petkoviç u shpreh se Kurti dëshiron konflikt dhe se çdo ditë i pëlqen të flasë për luftën, shkruan Tanjug.
“Me vendimet e tij të njëanshme për targat dhe dokumentet serbe, Kurti ka shkelur të gjitha marrëveshjet, duke përgatitur dhunën në veri. Këtë e ka konfirmuar sot duke bërë të ditur se nga 1 shtatori Prishtina do të vazhdojë me të ashtuquajturin reciprocitet, i cili ka për qëllim shfuqizimin e targave dhe dokumenteve serbe”, theksoi ai.
Në njoftimin për media përsëritet kërkesa për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili, sipas Petkoviçit, do t’u mundësonte serbëve të drejta kolektive dhe do të rriste sigurinë.
Ditën e djeshme, Albin Kurti rikonfirmoi se më 1 shtator do të fillojë zbatimi i dy vendimeve të qeverisë, për targat dhe letërnjoftime.
Kurti, u është adresuar qytetarëve përveç në gjuhën shqipe edhe në atë serbe, ku tha ka se përballë thirrjes për ligjshmëri është ngritur një fushatë e dezinformimit që synonte destabilitet.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi
- 08:22 Lufta SHBA-Iran në natën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë
- 08:14 Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346