“Kurti e prani Asociacionin”, ish-ambasadorja Lama: Ja pse po e vonon zbatimin

23 Qershor 2023 | 23:20

Ish-ambasadorja Alma Lama ishte këtë të premte e ftuar në “Balkan Talks” në Euronews Albania për të folur rreth politikës që po ndjek Kosova në këtë situatë të tensionuar.

Ajo tha se kryeministri Kurti e ka pranuar Asociacionin dhe i ka marrë garancitë që ai do jetë në përputhje me Kushtetutën, ndërsa lëvizjet që po bën tani janë për të rritur numrin e votave dhe për politikë të brendshme.

“Ai e ka pranuar Asoiciacionin, e ka pranuar në marrëveshjen e marsit në Bruksel. Tani ai vetëm duhet të luajë fort në aspektin diplomatik në përmbajtjen e asociacionit. Ai i ka marrë të gjitha garancitë që nuk duhet të jetë në kundërshtim të kushtetutës së Kosovës.

Çdo vonesë në këtë proces e dëmton Kosovën. Kurti luan se ai është një politikan populist dhe nxit ndjenjat nacionaliste në Kosovë, kjo nuk është e vështirë se çdo vendim i marrë kundër serbëve dhe Serbisë i nxit këto ndjenja nacionaliste dhe ai këtë po bën.

Por a është kjo në interesin e Kosovës? Mendoj se Kurti është përpara një kërkesë të panegociueshme që është Asociacioni, ndaj mendoj se përgatitja e një statuti në përputhje me kushtetutën e Kosovës për Asociacionin, nuk e dëmton Kosovën”,-tha Alma Lama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026