Spahiu: Inatet mes tyre dhe bajraktarizmi kanë zvogëluar profilet e Kurtit e Ramës

23 Qershor 2023 | 20:35

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Euronews Albania se dy kryeministrat shqiptarë, Kurti dhe Rama nuk duhet të sillen si “dy gjela”, por duhet të jenë më të bashkuar.

Ai tha se serbët janë më kompakt se populli shqiptar, ndërsa shtoi se inatet dhe bajraktarizmi mes Ramës e kurtit, i zvogëlojnë profilet e tyre dhe se shqiptarët nuk kanë nevojë për disa gjela në dialog, pasi sipas juristit është pikërisht divergjenca ajo që na ka sjellë këtë krizë.

“Shqiptarët e Kosovës, me shqiptarët e Shqipërisë kanë divergjencat e tyre dhe ky është problemi bazë që ne kemi. Unë nuk jam këtu për të vendosur nëse është problemi i Prishtinës apo i Tiranës, por unë di të them që Tirana me Prishtinën nuk janë afruar, ato janë larguar kundrejt premtimit të Albin Kurtit që do bashkonte Kosovës me Shqipërinë, nuk kemi parë asnjë afrim mes tyre që nga dita kur kryeministri Kurti ka ardhur në pushtet.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për dy gjela si dy koka shqiponjash. Është e dëmshme për ne shqiptarët nëse kemi disa gjela në dialog. Duhet të respektohej zëri i Tiranës. Divergjenca ka çuar në këtë krizë që jemi”,-tha Kreshnik Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026