Kurti fushatë në RMV, analisti: Aventurë e rrezikshme në dëm të shqiptarëve
Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është përfshirë edhe zyrtarisht në garën për pushtet në Maqedoninë e Veriut duke iu bashkuar koalicionit të opozitës shqiptare në një koalicion.
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti shkroi në Facebook se në hapjen e zyrës së përbashkët të këtij koalicioni në Shkup mori pjesë edhe Bekim Qoku, këshilltar i Kurtit.
Sefer Selimi, analist në Maqedoninë e Veriut tha në një intervistë për Euronews Albania shënon një precedent të rrezikshëm në rajon që mund të kthehet në bumerang për shqiptarët.
“Përmes kësaj ndërhyrjeje Kurti po i hyn një aventure të rrezikshme duke hapur “kutinë e Pandorës” që mund të përhapet në rajon dhe të krijohet ndonjë precedent që mund t’i kthehet si bumerang Kosovës dhe shqiptarëve. Do jetë shumë e lehtë që Vuçiçi të futet në zgjedhje në RMV apo në Mal të Zi përmes përfaqësuesve të vet dhe kjo do krijonte kaos në rajon”, tha analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë