Kurti: Mbi 5 milionë euro armatim në veri, NATO të ruajë kufirin

30 Shtator 2023 | 16:15

Kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, iu drejtua anëtarëve të partisë së tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm që u mbajt sot në Prishtinë. Para të pranishmëve, ai tha se kanë gjetur armatim në vlerë mbi 5 milionë euro ndërsa përsëriti kërkesën që terroristët që u larguan nga Kosova, të ekstradohen për t’u ballafaquar me drejtësinë.

Kurti tha se grupi terrorist kishte ardhur me një skenar të tyre të cilin me sukses iu përgjigj Policia e Kosovës duke i eliminuar tre terroristë, arrestuar disa të tjerë dhe duke vazhduar përndjekjen e atyre që ikën, shkruan KosovaPress.

Kryeministri u shpreh se Policia e Kosovës tashmë ka vendosur sigurinë dhe paqen në pjesën veriore të vendit tonë, ndërsa ka shpërndarë mbi 100 pako ushqimore që plotësojnë nevojat bazike te banorët serbë që jetojnë në Banjskë.

Kurti duke falënderuar qytetarët e Banjskës për qetësinë e tyre, theksoi se gjatë operacionit policor nuk është lënduar dhe plagosur asnjë civil.

Duke u ndalur të ruajtja e kufirit, Kurti tha se eksiton një zotim që Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të shkojë atje, prandaj kërkojnë që ky vakum të mbulohet nga forcat e NATO-s.

Kurti tha se Kosova është vendi me më së paku kriminalitet në Ballkanin Perëndimor, ndryshe nga Serbia ku kriminaliteti është i lartë. Ai tha se Kosova gjithmonë do të ngadhënjejë ndaj Serbisë sepse “ne kemi Afrimin kurse ata krimin”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosovë, dhjetëra të arrestuar për prostitucion dhe shfrytëzim të fëmijëve

Tetë persona janë arrestuar për veprën “marrje me prostitucion” dhe shtatë të tjerë që u hasën me fëmijët e tyre duke kërkuar lëmoshë, gjatë një...
16:25 | 08/07/2026

Aksion i madh i policisë në Kosovë, mbyllen 9 lokale me muzikë, arrestohen 15 persona

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, nga data 8 deri 12 qershor 2026, ka realizuar Plani Operativ ‘Ditët e...
15:57 | 08/07/2026

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026