Kurti optimist për një dinamikë të re në dialogun Kosovë-Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur optimist se do të nisë një dinamikë e re në dialogun me Serbinë, pas konstituimit të strukturave të reja të Bashkimit Evropian.
“Ne po presim që Komisioni i ri Evropian të fillojë me një dinamikë të re dhe, për këtë arsye, jemi optimistë. Gjithashtu, insistojmë në dorëzimin e kryekriminelit Milan Radoiçiq, i cili vrau rreshterin, heroin Afrim Bunjaku, dhe grupin e tij, që tashmë janë përfshirë në aktakuzën prej 160 faqesh të Prokurorisë. Ne kërkojmë që letra e ish-kryeministres Bërnabiq të tërhiqet, pasi me atë letër, që i është dërguar 27 vendeve të BE-së, ajo praktikisht është tërhequr nga marrëveshja. Njëkohësisht, kërkojmë që marrëveshja bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit të nënshkruhen, sepse nënshkrimi është garanci ligjore dhe dëshmi e palëkundur e vullnetit të mirë dhe mirëbesimit ndërmjet palëve.”
Ai shtoi se, në takimin me kancelarin gjerman, ka kërkuar heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.
“Në takimet që kemi pasur, kemi kërkuar që të hiqen masat ndëshkuese të padrejta ndaj Kosovës. Duhet të na jepet statusi i vendit kandidat dhe sa më parë të na dërgohet pyetësori me ato mijëra pyetje, të cilave, me shumë përgjegjësi, durim dhe disiplinë, do t’u përgjigjemi. Ne nuk kemi, dhe nuk duam të kemi, asnjë alternativë tjetër përveç Bashkimit Evropian,” deklaroi ai.
Këto deklarata, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri pas samitit të Procesit të Berlinit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
Kosova letër Kaja Kallas, i kërkon të bëjë më shumë për të dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij