Kurti: Po të ishte Serbia demokraci e mirëfilltë, s’do kërcënonte rajonin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar Serbinë si një kërcënim për paqen në rajon.
Përmes një statusi në rrjetet sociale në ditën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësisë, Kurti shprehet se demokracia nuk e mbron vetveten, përkundrazi, popujt e botës demokratike duhet ta mbrojnë.
Kurti nuk ka lënë pa përmendur edhe pushtimin rus të Ukrainës dhe rrezikun e rajonit nga Serbia.
“Po të ishte Rusia një demokraci e mirëfilltë, ajo me shumë gjasë nuk do të pushtonte kurrë Ukrainën. Dhe po ashtu, po të ishte Serbia një demokraci e mirëfilltë, ajo nuk do të përbënte një kërcënim kaq serioz për paqen në rajonin tonë. Në këtë kuptim, përpjekjet e rëndësishme të presidentit Biden për të promovuar vlerat demokratike në mbarë botën, mund të kuptohen njëkohësisht si përpjekje për të ruajtur paqen ndërmjet kombeve. Mirëpo, është pikërisht mospëlqimi ndaj konfliktit të armatosur nga ana e shteteve demokratike në përgjithësi, ajo e cila i shtyn autokratët si Putini, dhe Millosheviçi përpara tij, që të mendojnë se sulme ndaj kombeve demokratike më të vogla do të kalojnë pa ndëshkim”, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.
LEXONI GJITHASHTU:
Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur
Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive
- 08:28 Përplasjet në protestën para Parlamentit, arrestohen 19 persona, procedohen 12 të tjerë
- 07:51 Vijojnë radhët e gjata në Kapshticë, pritje deri në tre orë
- 07:44 Zjarret në jug të Francës, 3000 persona evakuohen nga destinacionet turistike, jahti përfshihet nga flakët në port (VIDEO)
- 07:38 Portugalia fiton superndeshjen, Kroacisë i anulohet një gol në fund
- 07:34 Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork
- 07:33 Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse