Kurti takim me kongresmenët amerikanë, Mike Turner dhe Donald Norcross
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur këtë të hënë një delegacion të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përbërë nga kongresmeni republikan Mike Turner dhe kongresmeni demokrat Donald Norcross. Ata janë pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve dhe kanë luajtur rol të rëndësishëm në angazhimin ushtarak të ShBA-së në lidhje me NATO-n dhe më gjerë.
Temë e bisedimeve mësohet se ishte fuqizimi i marrëdhënieve Kosovë–SHBA, me theks të veçantë në fushën e mbrojtjes. Kurti njoftoi se në katër vitet e fundit mbi 1000 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në trajnime në programe ushtarake të ShBA-së, përfshirë edukimin ushtarak në West Point dhe U.S. Army War College.
Gjithashtu, Kosova ka mirëpritur tre edicione radhazi të ushtrimeve ushtarake Defender Europe. Sa i përket investimeve dhe kapaciteteve mbrojtëse, kryeministri veçoi prokurimin e pajisjeve ushtarake amerikane, përfshirë edhe sistemeve anti-tank Javelin.
Ai shtoi se Kosova ka nënshkruar gjithashtu Marrëveshjen për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe CISMOA, duke u bërë vendi i 33-të në botë me këtë status të besueshëm. Kurti u shpreh se Kosova mbetet e palëkundur në orientimin e saj euro-atlantik dhe synimin për anëtarësim në NATO dhe BE, jo vetëm si përfituese nga ombrella e sigurisë, por edhe si kontribuuese në paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian.
Gjatë takimit u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në rrafshin ekonomik, sidomos në fushën e energjisë dhe të teknologjisë, por edhe në projekte të mëdha infrastrukturore që parashihen të realizohen, si ato në transportin hekurudhor.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 13:10 Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike