Kush do të kandidojë në Vlorë? Deputeti i PS zbulon detaje për zgjedhjet lokale
Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Metaj, teksa foli për zgjedhjet lokale, u shpreh se janë në fillim të procesit për të dalë me një kandidat të vetëm.
Në një intervistë për Euronews Albania, Metaj tha se kandidati në Vlorë do të jetë vlonjat, ndërsa shtoi se së shpejti do të bëhet i ditur dhe emri.
“Vlora ka mjaftueshëm burime njerëzore për të përzgjedhur kandidatë të standardeve nga më të lartat. Kandidati do të jetë vlonjat. Procesi i zgjedhjes së emrave do të jetë i shpejtë. Do të jetë vlonjat.Ne jemi në fillim të një procesi, sapo kemi ndezur motorët e fushatës elektorale”- tha Metaj.
Ai pati kritika dhe për kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli, duke thënë se ka pasur një ritëm të ulët pune në krahasim me ritmin e madh të investimeve që ka bërë qeveria.
“Ne nuk kemi ndonjë rrugë të ndarë apo të ndryshuar, ne jemi PS dhe kemi objektivin tonë të Integrimit të Shqipërisë në BE, dhe Vlora ka një rol jo të vogël në këtë objektiv. Kushdo që do na ndjekë këtë objektiv është një forcë e shtuar.
Bashkia e Vlorës ka pasur disa ngërçe jo të justifikueshme dhe një ritëm pune të ulët krahasuar me ritmin e madh të investimeve që ka bërë qeveria. Janë bërë investime të jashtëzakonshme por mungon rezultati”- theksoi Metaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama: Paga minimale do të rritet më shpejt seç ishte parashikuar
- Pedagogët paralajmërojnë protestë kombëtare nesër, kërkojnë mbështetjen e studentëve
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta