Kush e financon nismën e Adriatik Lapaj? Përgjigjet vetë avokati
Avokati Adriatik Lapaj tha në një intervistë për Euronews Albania se lëvizja e tij më e re do të financohet sipas modelit Obama.
Nisja e lëvizjes së re politike do të vijë më 18 shtator dhe do të jetë populli ai që do të kontribuojë për ta mbajtur në këmbë, sigurisht në formën më transparente. Sipas Lapajt nëse shqiptarët nuk financojnë kjo do të thotë që ata nuk janë për këtë punë dhe duhet të largohen.
“Çdo shqiptar që ndodhet në botë, me mjetet teknologjike që tashmë janë online do kontribuojë aq sa të mundet 5 dollarë, 10 dollarë, 30 dollarë, 100 dollarë, sa mundet, nga shtëpia e vet duke e parë, apo nga sheshi duke protestuar. Do të ketë një transparencë totale sepse do të funksionojë me audite të cilat do të pajtohen. Nëse lëvizja rritet siç ne mendojmë, është gjëja më e thjeshtë në botë sepse unë besoj fort se nëse ne i japim qytetarëve një alternativë reale për të ndryshuar gjërat, qytetarët do e furnizojnë me karburant. Nëse nuk e furnizojnë me karburant gjatë rrugëtimit do të thotë që ne nuk jemi për këtë punë dhe do të thotë që duhet të ikim në shtëpi,” – u shpreh Lapaj.
Rregulli, ligji, sistemi, ligji për referendumet që të kontrollojë nesër këdo, hapja e garës që mos të lërë kryetarët të bëjnë çfarë të duan, ishin disa nga pikat që avokati përmendi si faktorë që do t’i mundësojnë qytetarëve të shohin punën. Sipas tij nuk ka arsye pse shqiptarët t’i shpenzojnë paratë e tyre sepse kanë besim te Adriatik Lapaj, por sepse do ta shohin vet punën që do të bëhet.
“Me formulën që propozoj unë s’ka shanse të bëhesh si shumica sepse ti e ke në dorë me mekanizma juridike për ta kontrolluar. Unë këtë po them. Ah, po nëse me atë formulë, nëse dikush bëhet kryeministër dhe performon nuk ka Zot ta shantazhojë, as nga oligarkët, as nga ata që pretendojnë të jenë deputetë apo në koalicione, sepser marrëdhënia është me popullin, me qytetarin,” – u shpreh Lapaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta