Lapaj zyrtarizon themelimin e lëvizjes së re: Më 18 shtator zbulojmë emrin dhe logon
Më 18 shtator avokati Adriatik Lapaj do të nisë një nismë të re politike, emrin dhe logon e së cilës nuk do e zbulojë deri në atë datë.
Në një intervistë për Euronews Albania ai u shpreh se kjo lëvizje do të financohet nga populli dhe takimin e parë në terren do e ketë në veri të Shqipërisë, në një zonë që sipas Lapajt përfaqëson shumë historinë e vendit.
“Juridikisht, për shkak të mënyrës se si është i ndërtuar legjislacioni shqiptar është organizatë. Rrugëtimi i saj do të varet nga mënyra se si do të performohet nga skena politike. Nëse të gjitha pikat realizohen dhe këtu ka një demokraci e cila hapet, ndoshta mund të mos ketë nevojë për të prodhuar subjekt të ri,” – u shpreh Lapaj.
Avokati tha se qëllimi i tij nuk është të hapë një subjekt të ri, por të garantojë demokracinë, madje u shpreh se nëse do të ishte në vend të politikanëve në pushtet do të realizonte të gjitha pikat e propozuara në mënyrë që të parandalonte krijimin e kësaj lëvizje.
“Janë të ndërgjegjshëm njerëzit. Kanë një gabim këta, i trajtojnë shqiptarët si qenie inferiore. Janë shumë të qartë njerëzit. Këto do të ndodhin, i tërë ndryshimi është te koha. Kanë një mundësi që t’ja përshpejtojnë shqiptarëve historinë dhe të mos i mbajnë në agoni,” – u shpreh Lapaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë
- 19:51 Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 19:37 Messi flet për Anglinë: Do përballemi me një skuadër të shkëlqyer, asnjëherë nuk kam luajtur kundër tyre
- 19:30 PD bojkoton edhe seancën e nesërme të Parlamentit: Plotësoni kërkesat e protestuesve
- 19:16 Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
- 18:56 SHBA godet Iranin, Teherani hakmerret! Beteja për Ngushticën e Hormuzit përshkallëzohet