Cila është fanella kuqezi më e kërkuar në ankand
25-vjeçari kuqezi, Nedim Bajrami, i lindur në Zyrih, është pa dyshim “ylli” i momentit i Kombëtares Shqiptare.
Fansat e përfaqësueses sonë do të ishin të lumtur të kishin një fanellë të Bajramit e kur bëhet fjalë për atë që ka veshur mbrëmjen 15 qershorit në Dortmund, do të ishin të gatshëm të paguanin shuma marramendëse.

Në fakt, sikurse edhe pritej, bluza që Nedim Bajrami ka veshur kundër Italisë është më e kërkuara në ankandin e fanellave që kuqezinjtë kanë veshur ndaj të kaltërve.
Gjate ditës së djeshme shuma e ofruar për fanellën e Bajramit ka arritur 2100 euro, ndërsa për atë të Armando Brojës, 800 euro.
Me kalimin e orëve pritet të ofrohen shumë më të larta, por tendenca është e qartë: Bajrami duket se do të jetë “fituesi” i këtij ankandi.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
- 19:11 Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
- 18:54 Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks
- 18:47 Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë