Kush është i mandatuari për të qenë kryeministri i ardhshëm në Serbi

7 Prill 2025 | 11:36

Endokrinologu Gjuro Macut është mandatari i ri për formimin e Qeverisë së Serbisë, lajmi u bë me dije nga presidenti Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç tha se Qeveria e re serbe do të zgjidhet më 18 prill.

Mjeku Gjuro Macut ka përfunduar specializimin në endokrinologji. Është shef i repartit për tumoret e sistemit endokrin në Klinikën e Endokrinologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Serbisë.

“Dr. Gjuro Macut, një njeri jashtëzakonisht i guximshëm, shumë i qetë, i matur, tolerant, i durueshëm dhe ndoshta specialisti më i madh në fushën e endokrinologjisë nga Vjena deri në Stamboll”, tha Vuçiç.

Presidenti serb më herët ka zhvilluar konsultime me partitë parlamentare për mandatarin e qeverisë së re, të cilat kanë filluar më 2 prill.

Opozita parlamentare kishte paralajmëruar më parë se nuk do të merrte pjesë në këto konsultime. Ata kishin propozuar formimin e një qeverie kalimtare, propozim që është refuzuar nga përfaqësuesit e pushtetit në Serbi.

Pas konsultimeve të 3 prillit, kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Millosh Vuçeviç, tha se koalicioni i mbledhur rreth SNS-së konsideron se nuk duhet të shpallen zgjedhje të reja, por duhet të formohet një qeveri e re.

Rënia e Qeverisë së Serbisë, e udhëhequr nga Millosh Vuçeviq, ndodhi në kulmin e protestave kundër pushtetit, të udhëhequra nga studentët. Studentët protestues, që nga fundi i nëntorit 2024, kanë bllokuar dhjetëra fakultete në mbarë Serbinë.

Në fokus të kërkesave të tyre, të adresuara institucioneve të Serbisë, është përcaktimi i përgjegjësisë juridike dhe politike për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026