Kush është Olena, gruaja e presidentit Zelensky

4 Mars 2022 | 13:54

Kur presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se Moska e ka atë “shënjestrën numër 1”, ai gjithashtu vuri në dukje se familja e tij ishte “shënjestra numër 2”.

Kjo deklaratë e zymtë tërhoqi vëmendjen për gjendjen e vështirë të familjes së tij, zonjës së parë Olena Zelenska dhe dy fëmijëve të vegjël të çiftit, Oleksandra, 17, and Kyrylo, 9.

Në ditët që pas pushtimit rus, Olena ka përdorur rrjetet sociale për të shprehur inkurajimin e saj për popullin ukrainas.

“Sot nuk do të kem panik dhe lot. Do të jem e qetë dhe e sigurt”, shkroi ajo në Instagram javën e kaluar.

“Fëmijët e mi po më shikojnë. Unë do të jem pranë tyre. Dhe pranë burrit tim. Dhe pranë jush”, tha ajo.

Familja nuk është ribashkuar që në fund të shkurtit. Zelenska dhe fëmijët e tyre janë aktualisht në një lokacion të fshehur.

Jeta e hershme          

Çifti u martua në shtator 2003, përpara se të fillonte karriera politike e Zelenskyt.

Ish-komediani publikisht tha se harroi të informonte gruan e tij për vendimin për të kandiduar për president. Olena mori vesh për kandidaturën e burrit të saj nga rrjetet sociale, tha ajo për revistën Vogue Ukraine.

“Pse nuk më tregove?” e pyeti ajo.

Përgjigja e tij: “Kam harruar”.

Zelenska tha në fillim “nuk isha shumë e lumtur kur kuptova se këto ishin planet”.

“E kuptova se si gjithçka do të ndryshonte dhe me çfarë vështirësish do të duhej të përballeshim,” tha ajo në intervistën e vitit 2019, vite para se burri i saj të bëhej një udhëheqës i luftës dhe fytyra e rezistencës ukrainase ndaj pushtimit rus.

Volodymyr Zelensky dhe bashkeshortja e tij, Olena

Megjithatë, Zelenska është përshtatur me rolin e zonjës së parë, duke mbështetur kauzat si luftimin e urisë te fëmijët dhe luftën kundër dhunës në familje.

Olena, 44 vjeçare, u rrit në qytetin qendror të Ukrainës, Kryvyi Rih. Aty u rrit edhe bashkëshorti i saj.

Dyshja u njohën në fakultet. Ajo studioi arkitekturë, ndërsa ai për drejtësi.

Por, çifti gjeti veten dhe zhvilluan karrierën si komedianë.

Presidenti Zelensky, themeloi një kompani produksioni, Studio Kvartal 95, ku Olena iu bashkua në punë si skenariste e filmave dhe serialeve – para se jeta e tyre të ndryshonte përgjithmonë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024