Kush gënjen për vaksinat? Haxhiu: Faji i Pfizer. Bushati: Ramës i intereson propaganda
Shqipëria ende nuk ka marrë dozat e para nga Pfizer në përmbushje të kontratës për sigurimin e 500 mijë dozave edhe pse 10 mijë ishin premtuar në javën e tretë të janarit.
Për gazetarin Baton Haxhiu ky është një problem i Pfizer me të cilin po përballen SHBA dhe vendet e BE-së ndaj edhe Shqipëria po vuan të njëjtat pasoja.
“Vaksinat, besoj që sot ka qenë një atak mbi Pfizer duke e atakuar për gënjeshtrën për pamundësinë, funksionimin e një fabrike për të shpërndarë kontigjentin e COVID-19. Pfizer ka problem me shpërndarjen dhe prodhimin”, tha ai gjatë emisionit “Shock”.
Ndërsa gazetari Andi Bushati deklaron se problemi nuk qëndron me vonesën por propagandën e qeverisë me nisjen e fushatës së vaksinimit dhe fshehjen e kontratës.
“E nisën thjesht për propagandë dhe e gjithë mënyrë se si u konceptua si fushatë elektorale. Kontrata u mbajt sekret se dozat kryesore vinin në korrik pas zgjedhjeve. Edi Ramës nuk i intereson vaksinimi i popullsisë por i interesojë ato ampulat si ampula elektorale”, deklaroi Bushati.
Kurse Baton Haxhiu edhe pse me pak doza nisjen e vaksinimit duke ua injektuar dozat e para mjekëve e cilësoi një proces çlirues të ankthit. “Vaksina e janarit realisht ka qenë një moment psikologjik për çlirimin e ankthit”, tha ai.
Dy gazetarët në replikat e tyre për çështjen e vaksinës iu rikthyen edhe njëherë debatit për Francën, ku kryeministri Edi Rama tha se është treguar egoiste dhe cinike duke mos ndihmuar vende të tjera.
“Doli e tha te Franca që ka aq shumë sa nuk i duhet. Ndërsa sot thotë Franca ka ngel keq se Pfizer e gënjeu”, tha Andi Bushati.
“Franca realisht që e konsideron një vend serioz, e ka projektuar vaksinimin se mund të bëhet nga kjo datë dhe nga projektimi ka dalë se ka kaq vaksina më shumë”, u shpreh Baton Haxhiu.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri