Kush janë 6 të arrestuarit nga Forcat Speciale të operacionit në Pogradec?
17 Janar 2025 |
15:46
Policia e Korçës, Renea, FNSh, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale kanë zhvilluar një operacion masiv në Pogradec duke vënë në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale, kryesisht armëmbajtje pa leje dhe prodhim i lëndëve narkotike.
Gjatë këtij operacioni u përshinë 200 forca police të cilët kanë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike kokainë, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme.
Kontrollet janë ushtruar në banesat e 28 shtetasve, në automjete dhe ambiente të ndryshme të dyshuara se mund të strehoheshin personat të cilët ishin në kërkim.
Të arrestuarit janë:
- Fatio Bono 35 vjeç, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabande” dhe Fshehja e të ardhurave”. Nga kontrolli në banesën e tij i janë gjetur një shumë monetare prej 6 015 900 lek , 22520 euro, 3200 dinarë maqedonas 2675 dollarë amerikane, qindra litra naftë e dyshuar kontrabandë nga Maqedonia e Veriut dhe një automjet i markës Land Rover, vit prodhimi 2018.
- Aldi Hoxha 34 vjeç për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, “Prodhimi , mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur 2 armë gjahu dhe një pistoletë pa leje përkatëse, një sasi municioni luftarak, 2 armë te ftohta të llojit thika flutur si dhe një shumë monetare prej 5 043 560 lek, 31 810 euro , 22 915 dollarë amerikane, 685 700 dinarë maqedonas, 2920 dollarë kanadeze, 1550 franga zvicerane, 800 dollarë australiane, 620 paund.
- Eris Çekani 41 vjeç për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa lejé e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur 3 thika.
- Denis Xhemollari 33 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.
- Arbri Berberi 47 vjeç, për veprën penale ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve te ftohta” , pasi nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një armë e ftohtë
- Enxhi Xhemollari 33 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” pasi nga kontrolli i ushtruar në dy celularët e tij i janë gjetur llogari për vendosjen e basteve sportive për shtetas të ndryshëm me qëllim përfitimi si dhe një shumë monetare prej 200 mijë lekë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari këtë të shtunë dhe homologu i tij në në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski nënshkruan në Peshkopi Marrëveshjen për vendosjen...
Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi
Përjashtohet nga Policia e Shtetit, Gentian Berberi, ish-drejtori i policisë së Shkodres. Vendimi i Standarteve Profesionale, ka ardhur pasi Berberi vetëm pak ditë më parë...
Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 persona pas tubimit të zhvilluar në kryeqytet, në kuadër të protestës qytetare që vijon prej 28 ditësh në...
- 16:53 Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë
- 16:49 Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Prishtinë, plagosen dy qytetarë dhe 5 zjarrfikës
- 16:44 Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi alarmante për shkak të valës të së nxehtit
- 16:34 Sulmi ajror i SHBA-së kundër Iranit, ushtria amerikane publikon videon (VIDEO)
- 16:30 Tjetër tërmet i fortë, lëkundjet ‘shkundin’ Afganistanin dhe Pakistanin
- 16:28 Kapiteni iranian sulmon ashpër FIFA-n dhe presidentin Infantino: Kupa e Botës 2026 është një katastrofë